Ministri për Diasporën, Pandeli Majko, ka reaguar në lidhje me krizën e emigrantëve në Kakavijë, tashmë që problemi është zgjidhur. Në një postim në rrjetin social, Majko ka falenderuar FA-të, policinë dhe ministrat Xhaçka e Lleshaj.
Ai ka nënvizuar se i ka kërkuar ndihmë Janullatosit për zgjidhjen e situatës në Kakavije.
“Falenderim për të gjitha strukturat shtetërore të angazhuara për përmbylljen e emergjencës humanitare vecanërisht për trupën ushtarake dhe policore të angazhura në kufirin me Greqinë fqinje, nën drejtimin e kolegëve Olta Xhacka dhe Sandër Lleshi.
Ndaj si më të vecantë, që pavarësisht moshës, angazhimin të cilin ja kërkova kryepeshkopit Anasatas Janullatos, në ndërmjetësimin që kriza të përmbyllej sa më shpejt. Të tjerat, janë fjalë për “lugën” e atyre që dinë vec cfarë nuk duan”, shkruan Majko.