• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Majlinda Bregu: Politika për të rinjtë, apo politika me të rinjtë!

14/12/2020
Majlinda Bregu: Politika për të rinjtë, apo politika me të rinjtë!

“Rinia përbën 21% të popullsisë së Ballkanit Perëndimor. Nëse marrim parasysh se: papunësia e të rinjve në Ballkanin Perëndimor është mbi 35%: duhen rreth 2 vjet që një i ri të fillojë punë pas përfundimit të shkollës; 25% e të rinjve nuk janë farë në proces punësimi, arsimimi ose trajnimi; 71% e të rinjve tanë po mendojnë të largohen nga rajoni dhe të gjejnë punë jashtë vendit – atëherë është shumë e qartë pse ky Lab i Parë Rajonal i Rinisë i kushtohet papunësisë së të rinjve”, tha Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) ) sot, në hapjen e “Western Balkans Youth Policy Lab on Employment”, Laboratorit të parë për Rininë e Ballkanit Perëndimor mbi Punësimin, të mbajtur online.

“Në vend që të krijojmë politika për të rinjtë, ne besojmë tek krijimi i politikave me të rinjtë. Ne besojmë në bashkëpunimin e të rinjve dhe politikëbërësve në mënyrë që ata të bashkë-krijojnë dhe bashkë-menaxhojnë politikat e rëndësishme, rinore së bashku. Edukimi, inovacioni, lidhja, bashkëpunimi dhe komunikimi janë çelësi për ju dhe për shoqëritë tona”.

Konferenca e parë mblodhi 40 të rinj dhe politikëbërës, anëtarë të Grupit Rajonal të Ekspertëve nga Ballkani Perëndimor që mbulojnë çështjet e të rinjve dhe tregut të punës, si dhe përfaqësues të organizatave rinore, komunitetit të donatorëve dhe mediave. Në dy ditët e ardhshme Laboratori i parë Rajonal i Ballkanit Perëndimor për Rininë mbi Papunësinë e të Rinjve pritet të punojë së bashku me hartuesit e politikave të rajonit për zhvillimin dhe vendosjen e rekomandimeve, si dhe gjetjen e zgjidhjeve reale për punësimin dhe pjesëmarrjen e të rinjve.

“Brezat e rinj janë një fokus kryesor në të gjithë punën e Komisionit Evropian me Ballkanin Perëndimor dhe ne punojmë shumë për të krijuar një mjedis të tillë në rajon, në të cilin të rinjtë të shikojnë të ardhmen e tyre. Ky laborator i parë i Ballkanit Perëndimor me në fokus të rinjtë është një ngjarje e rëndësishme, përmes së cilës synojmë që politikëbërësit dhe të rinjtë të komunikojnë së bashku dhe të angazhohen më aktivisht në krijimin e politikave jo vetëm për vendet e tyre, por edhe për rajonin si një i tërë”, tha Genoveva Ruiz Calavera, Drejtore për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Komisionit Evropian për Politikën e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit.

Stefan Gjorgjeviq, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit Kombëtar Rinor të Serbisë tha se “nëse u injektojmë të rinjve mendimin se politikëbërja është problemi i tyre, atëherë do t’i bëjmë ata ta shkundin dhe ndërtojnë shoqërinë sipas nevojave të tyre”.

“Le të përpiqemi t’u japim të rinjve më shumë vlera dhe t’u tregojmë atyre se me të vërtetë duam që të qëndrojnë në rajon dhe të kontribuojnë në rajon në mënyrën më të mirë të mundshme”, theksoi Jovana Majstorovic, Anëtare e Bordit të Forumit Rinor Europian.

Në dy vitet e kaluara RCC punësoi 14 të rinj, të cilët tani përbëjnë më shumë se 20% të kësaj organizate. Për herë të parë prezantuam programin e ‘Intership-it’ (praktikës) dhe 7 të tjerë u bashkuan me ne. Më shumë se 30 u bashkuan me ne në iniciativat dhe fushatat tona si Balkathon dhe STEM. Vetëm në aktivitetet e projektit tonë të Turizmit, më shumë se 140 pjesëmarrës ishin të rinj dhe pjesë e organizatave rinore.

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh
Lajme

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Në çdo tryezë për festimet e Viti të Ri/ Mënyra e duhur si ta ruani sallatën ruse nëse ju ka tepruar

Në çdo tryezë për festimet e Viti të Ri/ Mënyra e duhur si ta ruani sallatën ruse nëse ju ka tepruar

01/01/2026
Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët

Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët

31/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al