Sipas mediave greke, aksidenti ka ndodhur në Imathi në rrugën mes Meliki – Vergina ndërsa të plagosur kanë mbetur edhe dy shokët e tij që ishin me të në makinë. Shkak i aksidentit fatal dyshohet se ka qenë dalja nga rruga e mjetit si pasojë e shpejtësisë së madhe dhe humbjes së kontrollit nga drejtuesi i mjetit, duke bërë që makina të përfundonte në një fushë.
Një i ri nga Korça ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti tragjik me makinë në Greqi. Sipas mediave greke, aksidenti ka ndodhur në Imathi në rrugën mes Meliki – Vergina ndërsa të plagosur kanë mbetur edhe dy shokët e tij që ishin me të në makinë.
Shkak i aksidentit fatal dyshohet se ka qenë dalja nga rruga e mjetit si pasojë e shpejtësisë së madhe dhe humbjes së kontrollit nga drejtuesi i mjetit, duke bërë që makina të përfundonte në një fushë. Sikurse shihet edhe nga pamjet e publikuara nga mediat greke, makina është shkatërruar plotësisht.









