Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në vendin e quajtur kthesa e Marinzës, në aksin Marinëz-Rroskovec. Një makinë ka dalë nga rruga dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit për të marrë ndihmën mjekësore. Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe grupi hetimor për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.









