• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Makina e re/ Të gjithë duan Aston Martin, Fernando Alonso nuk e lëshon

13/12/2025
Makina e re/ Të gjithë duan Aston Martin, Fernando Alonso nuk e lëshon

Është një makinë që i tundon të gjithë, por Fernando Alonso nuk ka ndërmend ta lërë. Bëhet fjalë për Aston Martin, e cila në vitin 2026 do të zbresë në pistë për herë të parë me firmën e Adrian Njueit dhe me motorin e ri Honda.

Në perspektivë, një kombinim potencialisht fitues, që ka tërhequr tashmë vëmendjen e pilotëve si Maks Vershtapen, Sharl Lëklerk dhe pse jo edhe kampionit të ri të botës Lando Norris si dhe shokut të tij të skuadrës Oskar Piastri, ku shumëçka është në varësi të ecurisë së tyre me MekLarenin. Ndërkohë, Alonso, i cili në fund të korrikut do të mbushë 45 vjeç, duhet të shpejtojë në tentativën për titullin e tij të tretë botëror, ose të paktën për fitoren e shumëpritur, të 33-ën.

E fundit daton që nga Çmimi i Madh i Spanjës 2013 me Ferrarin. Tendenca e viteve të fundit nuk ka qenë shumë inkurajuese për dyshen Alonso – Aston Martin: nga vendi i jashtëzakonshëm i katërt në 2023-shin, skuadra ka rënë në kufijtë e poshtëm të top 10 në dy sezonet e fundit. Megjithatë, perspektivat duken sërish pozitive dhe interesi i disa pilotëve të kalibrit të lartë është prova më e qartë.

Holandezi Maks Vershtapen po vëzhgon nga larg: ai ka nevojë për një makinë në nivel të lartë për të rifilluar ndjekjen e tij drejt shtatë titujve të Hamiltonit dhe Shumakerit. Nëse Red Bull nuk ia garanton këtë në vitin 2026, në horizont mund të shfaqet pikërisht Aston Martin, aty ku Maks do të gjente sërish Njuein dhe Hondën.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

VIDEO/ Liverpool thyen Brighton, feston edhe Chelsea
Sport

VIDEO/ Liverpool thyen Brighton, feston edhe Chelsea

13/12/2025
NOTA/ Broja zhgënjen në Kupë, SofaScore e “ngel në klasë”, nota më e ulët (VIDEO)
Sport

Burnley luan në shtëpi, trajneri merr vendimin për Brojën

13/12/2025
Vendos një gol, Torino triumfon me Ismajlin e Asllanin në fushë
Sport

Vendos një gol, Torino triumfon me Ismajlin e Asllanin në fushë

13/12/2025
VIDEO/ Fitore e vuajtur ndaj Valencias, Griezmann nderon Atleticon
Sport

VIDEO/ Fitore e vuajtur ndaj Valencias, Griezmann nderon Atleticon

13/12/2025
Sezoni i dobët, Hamilton injoron kritikët: Askush në nivelin tim
Sport

Sezoni i dobët, Hamilton injoron kritikët: Askush në nivelin tim

13/12/2025
Partizani, flet tekniku: Ia dolëm, bravo skuadrës
Sport

Partizani sfidon Flamurtarin, Kërnaja: Vlerësojmë rivalin, i kam idetë e qarta

13/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Reagimi i ish banores ndez debat të fortë jashtë shtëpisë së BBVK: thumb i drejtpërdrejtë ndaj Olta Gixharit

Reagimi i ish banores ndez debat të fortë jashtë shtëpisë së BBVK: thumb i drejtpërdrejtë ndaj Olta Gixharit

13/12/2025
VIDEO/ Liverpool thyen Brighton, feston edhe Chelsea

VIDEO/ Liverpool thyen Brighton, feston edhe Chelsea

13/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al