• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Makina u rrokullis disa herë…”, gazetarja rrëfen të pathënat e aksidentit tragjik në Këlcyrë (VIDEO)

05/04/2024
“Makina u rrokullis disa herë…”, gazetarja rrëfen të pathënat e aksidentit tragjik në Këlcyrë (VIDEO)

Gazetarja Brikena Metaj, ka zbuluar detaje në lidhje me aksidentin e rëndë në Këlcyrë, ku 8 persona humbën jetën, mes tyre 7 klandestinë.

Metaj zbuloi për emisionin “Open” në News24 se rreth orës 2:30 të mëngjesit, automjeti që drejtohej nga një 24-vjeçar nga Shkodra është pikasur nga policia, e cila i ka kërkuar të ndalojë për shkak të shpejtësisë së lartë dhe për shkak se në mjet gjendeshin shumë persona.

Gazetarja shpjegoi se i riu ka vendosur të kthejë mjetin pas për t’iu shmangur autoriteteve, gjë që e ka bërë me sukses momentalisht.

Dyshohet se drejtuesi, duke mos njohur zonën ka gabuar në marrjen e një kthese dhe ka dalë nga rruga duke u rrokullisur disa herë dhe përfundimisht duke gjetur vdekjen së bashku me 7 klandestinët që transportonte.

“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 2 e 30 të mëngjesit, ku patrulla e policisë ka identifikuar një mjet që po lëvizte me shpejtësi të lartë dhe që transportonte shumë persona. Mjetit i është kërkuar të ndalojë, por kjo nuk ka ndodhur dhe drejtuesi është kthyer pas. Mjeti ka ecur me shpejtësi të lartë për të shmangur policinë. Drejtuesi ka shmangur policinë, e cila u vu në kërkim të mjetit, i cili kishte dalë nga rruga dhe u gjet në orët e para të mëngjesit. Drejtuesi 24-vjeçar nga Shkodra, i cili dyshohet se nuk ka njohur terrenin ka gabuar dhe ka dalë nga rruga duke u rrokullisur disa herë dhe duke u përplasur për vdekje së bashku me 7 klandestinët që transportonte buzë lumit Vjosa”, zbuloi gazetarja./News 24 

Related Posts

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Lajme

55 mijë euro ryshfet kërkuan dy ish-prokurorët e Sarandës për të ndryshuar një masë sigurie

23/12/2025
Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”
Lajme

Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro
Lajme

Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Muçi i tregon klasin Besiktasit, gol për “panoramë” në Turqi

7 gola në 5 ndeshje, Muçi pranë rekordit unik me Trabzonspor

24/12/2025
VIDEO/ Muçi i tregon klasin Besiktasit, gol për “panoramë” në Turqi

7 gola në 5 ndeshje, Muçi pranë rekordit unik me Trabzonspor

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al