Policia e Shtetit ka proceduar penalisht 3 shtetas në Sarandë dhe ka shpallur një tjetër në kërkim pasi dyshohet se shisnin mallra kondrabandë.
Në kuadër të operacionit të koduar “Skema” kundër informalitetit, Policia e Sarandës ka ushtruar kontrolle në disa subjekte tregtare, ku 3 prej tyre tregtonin mallra të kondrabanduara.
Gjatë kontrollit në bizneset e shtetasve F.H, 49-vjeçe, Ll.ZH, 55-vjeç dhe A.Zh të tre banues në Sarandë, efektivët kanë gjetur dhe sekuestruar rretj 1340 mallra dhe produkte të ndryshmë të dyshuara kondrabandë.
Gjithashtu, në kërkim është shpallur shtetasi me inicialet A.H, 42-vjeç po ashtu me banim në Sarandë, i cili dyshohet se është bashkëpuntor i 49-vjeçares F.H. Nga verifikimet rezultoi se në biznesnesin e këtyre dy shtetasve, mallrat tregtoheshin nga punonjës të pasiguruar
Materialet procedurale për këto raste janë referuar në Prokurori, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë
Sarandë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Skema”, kundër informalitetit.
Gjatë operacionit janë ushtruar kontrolle në disa subjekte tregtare, bazuar në inteligjencën policore, për evidentimin e rasteve të tregtimit të mallrave/produkteve të kontrabanduara, me qëllim ndëshkimin ligjor të shtetasve që ushtrojnë këtë veprimtari të paligjshme.
Si rezultat i kontrolleve janë evidentuar 3 subjekte në të cilat tregtoheshin mallra të kontrabanduara.
Procedohen penalisht 3 shtetas, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i njërit prej tyre, pasi fshihnin të ardhurat e përfituara nga tregtimi i këtyre mallrave.
Në njërin nga subjektet, mallrat tregtoheshin nga punonjës të pasiguruar.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të Komisariatit të Policisë Sarandë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore për disa raste të tregtimit të mallrave të kontrabanduara, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Skema”, për evidentimin dhe goditjen e këtyre rasteve.
Si rezultat janë evidentuar 3 subjekte tregtare në të cilat tregtoheshin mallra të dyshuara të kontrabanduara.
Në vijim të veprimeve për këto raste, janë referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:
H., 49 vjeçe, Ll. Zh., 55 vjeç dhe A. Zh., 53 vjeç, të tre banues në Sarandë.
Gjatë kontrolleve në subjektet e këtyre shtetasve, janë gjetur rreth 1340 mallra dhe produkte të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu, është shpallur në kërkim shtetasi A. H., 42 vjeç, banues në Sarandë, bashkëpunëtor i shtetases F. H. Nga verifikimet rezultoi se në subjektin e këtyre dy shtetasve mallrat tregtoheshin nga punonjës të pasiguruar.
Materialet procedurale për këto raste janë referuar në Prokurori, për veprime të mëtejshme.
Operacioni kundër informalitetit do të zhvillohet edhe në ditët në vijim, në të gjithë qarkun.








