Ne vijim te fushates se luftes kunder kancerit te gjirit, sherbimi i mamografise falas eshte ofruar edhe ne qytetin e Delvines. Dje makina e levizshme e mamografise ka mberritur ne Spitalin e Delvines. Gjate qendrimit aty ky sherbim eshte ofruar per 23 gra delvinjote. Fatmiresisht asnje prej grave nuk ka rezultuar me probleme. Qyteti i Delvines prej vitesh ka patur probleme me ndotjen e ujit te pijshem cka sipas specialisteve ndikon ne rritjen e riskut perballe kesaj semundjeje. Mamografia e levizshme do te jete prezente edhe ne spitalin e Sarandes per te ofruar kete sherbim falas deri ne 31 Tetor.