• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Marin Mema ngre memorialin në nderim të dëshmorëve të Kosovës (VIDEO)

13/02/2024
Marin Mema ngre memorialin në nderim të dëshmorëve të Kosovës (VIDEO)

Me iniciativën e gazetarit Marin Mema, në afërsi të zonës së Surrelit në Tiranë, është ngritur një memorial i cili përkujton grupet e para që u stërvitën ushtarakisht në formë të organizuar, me synimin për të çliruar Kosovën.

Këto grupe u përgatitën 33 vjet më parë nga ushtarakët e ushtrisë shqiptare ku mes tyre në stërvitje morën pjesë, edhe Adem Jashari, Sali Çekaj, Zahir Pajaziti, Ilaz Kodra, sot dëshmorë. Në ceremoninë e rastit kanë marrë pjesë personalitete të shumta nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia.

Ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë Alfred Moisiu e ka cilësuar shumë të rëndësishme këtë iniciative e cila sipas tij forcon identitetin dhe përkujton historinë. Për zotin Moisiu forcimi i lidhjes me kombin është domosdoshmëri, aq më tepër tek brezat e rinj. Ndërkohë në emër të oficerëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, që i stërvitën këto grupe 33 vjet më parë, ish-ushtaraku Ylli Mici theksoi se sakrificat e dëshmorëve nuk duhen harruar.

“Kujtimi dhe nderimi i tyre mbeten një detyrim”, theksoi Mici në fjalën e rastit.

Mesazhe gjatë këtij aktiviteti u përcollën jo vetëm nga familjarët e dëshmorëve, por edhe nga pjesëmarrësit në këto stërvitje sikurse Osman Ferizi. Po kështu, një fjalë të rastit ka mbajtur edhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shqipëri z. Skënder Durmishi.

Një shqiponjë prej bronzi qëndron mbi memorialin 5 metra të lartë, i cili është vendosur pranë repartit ku u zhvillua përgatitja ushtarake 33 vjet më parë.

Kjo vepër është realizuar me mbështetjen e shqiptarëve të thjeshtë, duke mundësuar kështu për kryeqytetin një simbol të fortë bashkimi, siç e quajti iniciuesi dhe realizuesi i projektit, gazetari i Top Channel, Marin Mema.

“Është koha që ne të ndihemi të fortë si shqiptar, prandaj për ne kishte shumë rëndësi ky memorial, që të kuptohet që ne jemi të gjithë bashkë, që ne duhet të jemi të gjithë bashkë, që ne nuk duhet të ndahemi kurrë, pavarësisht asaj historie të padrejtë që është përpjekur gjatë gjithë kohës të na mbajë të tillë. Ndaj, ne të gjallët sot, duhet të dimë të respektojmë kujtimin e dëshmorëve, t’i vendosim këmbët fort në tokë dhe të kuptojmë se gjaku i tyre është i shenjtë. Ne duhet të përulemi me respekt ndaj veprës së dëshmorëve”, tha ndër të tjera në fjalën e tij Marin Mema.

Mema falenderoi të gjithë mbështetësit e këtij projekti mes të cilëve një falenderim të veçantë ja kushtoi z. Lazim Destani, si një ndër mbështetësit e kësaj vepre.

Në ceremoni morën pjesë familjet Jashari, Çekaj, Pajaziti, Kodra, Hoxha e Qerimi, po kështu ish ushtarakë, diplomatë, figura të njohura të fushave të ndryshme. Tashmë Tirana do të ketë vendin e saj ku të nderojë dëshmorët e lirisë Adem Jasharin, Zahir Pajazitin, Sali Çekajn, Ilaz Kodrën, etj. Ky memorial është ngritur në një vend ku më parë nuk kishte asnjë shenjë që ta përkujtonte këtë histori./Top Channel.

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh
Lajme

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al