Prej disa kohësh tashmë, aktorja Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku po shijojnë lidhjen e tyre të dashurisë. Madje, Rudina së bashku me të bijën janë shpërngulur në shtëpinë e Markut dhe kanë nisur bashkëjetesën. Së bashku me fëmijët e Markut, ata janë një familje e madhe dhe e lumtur, siç ka treguar shpeshherë Rudina. Aktorja nuk ngurron të ndajë në rrjete sociale momente nga përditshmëria e saj dhe poza të shumta me partnerin e zemrës.
Marrëdhënia e tyre vazhdon të komentohet në media që prej bërjes publike të romancës, mirëpo Rudina i merr gjithmonë me sportivitet komentet kundrejt saj.Ditën e sotme, aktorja publikoi një foto ku shfaqej e veshur me një bluzë rrjete, krahas së cilës shkruante: “Vishuni trashe,per Zotin ngriva!” Mirëpo, në këtë foto një ndjekëse ka komentuar duke iu drejtuar Mark Frrokut. “Mark mbaj gruan se ti je dhe burre zakoni 🤣🤣🤣 duket qe ka qen e vuajtur foto ke makina nga pas 😌😌” Duket se Rudinën nuk e ka bezdisur aspak ky koment, madje i ka kthyer edhe një përgjigje epike, duke lënë të kuptohet se ish-deputeti nuk do të merret me ndjekësit e saj.
“S’ka instagram Marku zemra! Na fal”- ia ka kthyer Rudina, komenti i së cilës i ka bërë njerëzit të qeshin.