• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Marrëveshja e pensioneve me Greqinë, Hasani: Problem ndërrimi i emrave, po përpiqemi maksimalisht

29/08/2024
Marrëveshja e pensioneve me Greqinë, Hasani: Problem ndërrimi i emrave, po përpiqemi maksimalisht

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani gjatë një konference të zhvilluar ditën e sotme me gazetarët në kuadër të përfundimit të Konferencës së Ambasadorëve “Diplo 2024” është ndaluar te marrëveshja e pensioneve mes Shqipërisë dhe Greqisë. Ministri Hasani tha se negociatat nuk janë të lehta, megjithatë shefi i diplomacisë u shpreh optimist.

Ndryshe nga marrëveshja e finalizuar mes Shqipërisë dhe Italisë për pensionet, ministri theksoi se në Greqi ekziston problemi i ndërrimit të emrave nga shumë shqiptarë që punojnë dhe jetojnë atje. Prandaj janë çështje teknike që kërkojnë angazhim maksimal

Hasani: Qeveria e Republikës së Shqipërisë e ka bërë pjesën e vet të hartimit për detyrimin, saktësimin e gjithë angazhimeve që duhen për marrëveshjen e pensioneve mes Shqipërisë dhe Greqisë. Nuk është e lehtë, është një negociatë shumë e vështirë pasi numrat janë të mëdhenj dhe realitetet janë të ndryshme por po përpiqemi maksimalisht që ne këtë gjë të vazhdojmë ta shtyjmë dhe të vazhdojmë ta bëjmë sa më shpejt konkrete. Ka shumë tema të hapura me Greqinë dhe ne duam që gjërat t’i negociojmë të gjitha dhe të arrijmë rezultate sa më të shpejta te secila prej tyre. Padyshim që nëse do të arrinim diçka te pensionet ne jemi gati.

Di të them që në ndryshim nga Italia ku negociata ishte gjithashtu e gjatë, atje nuk kishte të paktën probleme ndërrimi emrash. Kjo është diçka që kur të futemi tek elementët teknikë duhet të jemi shumë të qartë dhe të mirëangazhuar për atë që po bëjmë. Di të them që shumë shqiptarë kanë punuar në Greqi, këto përfitime i marrin në momentin që kanë emigruar nga Greqia në vende të tjera të BE me të cilat ne kemi marrëveshje.

Në lidhje me veton që Greqia ka paralajmëruar t’i vendosë Shqipërisë në rrugën e integrimit në BE, Hasani tha se qeveria shqiptare ka qenë e angazhuar plotësisht gjatë gjithë vitit në mënyrë që të mos ketë asnjë pengesë. Greqia ka kërcënuar më herët Shqipërinë se do të bllokojë integrimin pas çështjes Beleri.

Hasani: Kur them që janë shumë kantierë ndërtimi të hapur me Greqinë, di të them që angazhimi ka qenë konstant dhe absolut gjatë gjithë këtij viti me autoritetet greke për çështjen e hapjes së kapitullit të parë. Ka qenë një angazhim diskret, jo publik. Mendoj që jemi gjithmonë në rrugën e duhur.

Related Posts

Dy kushtet e Ramës për kryebashkiakët që duan të rikandidojnë
Kryesore

Dy kushtet e Ramës për kryebashkiakët që duan të rikandidojnë

21/03/2026
Rama: Nëse çmimi i naftës kalon vlerën 220 lekë, do ulet me 20% akciza
Kryesore

Rama: Nëse çmimi i naftës kalon vlerën 220 lekë, do ulet me 20% akciza

21/03/2026
Lëvizje në PS, Rama ndryshon drejtuesit në disa qarqe
Kryesore

Lëvizje në PS, Rama ndryshon drejtuesit në disa qarqe

21/03/2026
Sot asambleja e PS, pritet zgjerim i strukturave në diasporë
Kryesore

Sot asambleja e PS, pritet zgjerim i strukturave në diasporë

21/03/2026
Shtrenjtimi i naftës/ Rritet në 200 lekë çmimi i biletës së linjës Sarandë-Ksamil
Kryesore

Shtrenjtimi i naftës/ Rritet në 200 lekë çmimi i biletës së linjës Sarandë-Ksamil

20/03/2026
Sëmundja e rrezikshme shfaqet në Greqi, Shqipëria ndalon importin e kafshëve!
Kryesore

Sëmundja e rrezikshme shfaqet në Greqi, Shqipëria ndalon importin e kafshëve!

20/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Avantazhi i liderit, Rogerti dërgon dy banorë në televotim kokë më kokë

Avantazhi i liderit, Rogerti dërgon dy banorë në televotim kokë më kokë

22/03/2026
Gimbo për Mateon: Shoku i mirë kallëzohet kur nuk është me ty!

Gimbo për Mateon: Shoku i mirë kallëzohet kur nuk është me ty!

21/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al