• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Marrëveshja për detin/Greqia nuk mjaftohet, Dhendias: Pas zgjerimit 12 milje në Jon, do të procedojmë me zgjerimin në jug të Kretës

08/11/2020
Marrëveshja për detin/Greqia nuk mjaftohet, Dhendias: Pas zgjerimit 12 milje në Jon, do të procedojmë me zgjerimin në jug të Kretës

Në një interviste për gazetën “Protothema”, kryesisht për marrëdhëniet greko-turke ministri i Jashtëm Nikos Dhendias i pyetur se përse po vonohet zgjerimi i ujërave territorial të Greqisë, ka deklaruar se ky zgjerim është deklaruar prej kryeministrit Mitsotakis prej 26 gushtit, por duhet më parë të procedohet me mbylljen e gjireve dhe zbatimin e parimit të vijës së drejtë.
“Gjithsesi– ka thënë ai- janë përgatitur dekretet përkatëse presidenciale, janë dorëzuar tashmë në Këshillin e Shtetit dhe hapi tjetër do të jetë zgjerimi i ujërave territoriale në Jon, siç përcaktohet nga Kushtetuta, duke treguar dhe njëherë përpikërinë e vendit tonë ndaj së Drejtës Ndërkombëtare dhe asaj të Detit, qe lejon zgjerimin në mënyrë të njëanshme me 12 milje të ujërave tona territoriale.”

I pyetur nëse ishte sukses marrëveshja me Shqipërinë me apelim të përbashkët në Hage për përcaktimin e kufijve detare dhe se çfarë do të ndodhë nëse gjykata nuk do t’ju japë të drejtë 100% pozicionimeve greke Dhendias është përgjigjur:
“Ramë dakord me Shqipërinë për Hagën në mënyrë që të zgjidhim, në bazë të Konventës së Kombeve të Bashkuara mbi Ligjin e Detit, një çështje te pazgjidhur prej vitesh. Është sukses i përbashkët sepse dy vendet mbështesin faktin qe mosmarrëveshjet dypalëshe të zgjidhen vetëm në bazë të ligjit ndërkombëtar dhe përmes dialogut. Nëse dialogu nuk çon në një marrëveshje, atëherë mosmarrëveshjet duhet të zgjidhen përmes arbitrazhit ndërkombëtar”, ka thënë ai.
“Është hera e parë që Greqia dhe një vend fqinj bien dakord mbi këtë proces dhe kjo përcakton një precedent shumë të rëndësishëm për rajonin dhe i dërgon një mesazh të qartë Turqisë”, nënvizon gjithashtu kreu i diplomacisë greke.
“Më lejoni të theksoj se marrëveshja e arritur në Tiranë dy javë më parë ka mbështetjen e plotë të forcave politike në Shqipëri, si të qeverisë ashtu edhe të opozitës . Më lejoni të theksoj gjithashtu se apelimi bashkë me marrëveshjen kornizë do të bëhet pas zgjerimit me 12 milje detare të ujërave territoriale të vendit tonë në Jon. E gjithë kjo bëhet në marrëveshje të plotë me palën shqiptare, e cila meriton njohje për respektimin e ligjit ndërkombëtar”, thotë Dhendias.
Gjithashtu ai ka theksuar se Greqia përveç zgjerimit me 12 milje ne Jon , për të cilin sipas tij është marrë tashmë vendimi, po procedon edhe për zgjerimin me 12 milje në zonën detare në jug të Kretës, si një e drejtë ekskluzive e një vendi bregdetar qe e ushtron atë, kur e gjykon të arsyeshme dhe në bazë edhe të planeve të tij strategjike.

Related Posts

Kryesore

Shpërndanin kokainë në shkolla, 12 të arrestuar në Greqi

20/12/2025
Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë
Kryesore

Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë

04/12/2025
E pabesueshme në Selanik/ Pacienti del fshehurazi nga spitali për të kryer vjedhje
Kryesore

E pabesueshme në Selanik/ Pacienti del fshehurazi nga spitali për të kryer vjedhje

03/12/2025
E rëndë/ Influencuesja e njohur gjendet e pajetë brenda një valixheje!
Paparazzi

E rëndë/ Influencuesja e njohur gjendet e pajetë brenda një valixheje!

02/12/2025
Qyteti amerikan ku të vdekurit dominojnë mbi të gjallët!
Pikante

Qyteti amerikan ku të vdekurit dominojnë mbi të gjallët!

02/12/2025
Greqia ndryshon doktrinën ushtarake detare: Egjeun do ta mbyllim nga toka
Lajme

Greqia ndryshon doktrinën ushtarake detare: Egjeun do ta mbyllim nga toka

29/11/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

FOTO/ Juve po vjen, likuidon Romën dhe sheh nga Champions, në Itali mediat përkëdhelin Spallettin: Ndeshja më e bukur (VIDEO)

FOTO/ Juve po vjen, likuidon Romën dhe sheh nga Champions, në Itali mediat përkëdhelin Spallettin: Ndeshja më e bukur (VIDEO)

21/12/2025
Alis fiton Festivalin e 64-të të Këngës!

Alis fiton Festivalin e 64-të të Këngës!

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al