Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar pas vendimit më të fundit në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, për të nxjerrë efektivë të FA dhe Policisë së Shtetit pranë dyqaneve, farmacive dhe bankave.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i shtetit shkruan se duhet të mbrohet jeta e çdo qytetari, në kushtet kur e gjithë bota po vuan pasojat e virusit vdekjeprurës, COVID-19.
Postimi
Mirënjohje të thellë dhe falenderim për çdo efektiv të Forcave të Armatosura dhe Policisë së Shtetit në krye të detyrës!
SË BASHKU PËR TË MBROJTUR SHËNDETIN E ÇDO QYTETARI! 🇦🇱








