POLICIA E SHTETIT
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. G., 31 vjeç, banues në Përmet, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi dyshohet se ka deklaruar në Njësinë e Ujësjellësit Përmet, të dhëna të pasakta për matësin e ujit të një banese. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.









