• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mbante pistoletë me vete në zonën e bregdetit, arrestohet 38-vjeçari në Borsh (VIDEO)

29/05/2023
Mbante pistoletë me vete në zonën e bregdetit, arrestohet 38-vjeçari në Borsh (VIDEO)

Policia ka vijuar ditën e sotme kontrollet në zonat bregdetare të Himarës, me qëllim ndalimin e shtetasve që posedojnë sende të paligjshme.

Komisariati i Policisë Himarë, në bashkëpunim me DVP Vlorë dhe FNSH kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasit 38-vjeçar me iniciale B.L, i cili mbante me vete një armë zjarri pistoletë.

Autoritete bëjnë me dije se shtetasi B.L, banues në Tiranë, kishte në automjetin e tij tip “Honda” një armë zjarri pistoletë të llojit “Sig Sauer”, të cilën e posedonte jashtë autorizimit që kishte për mbajtjen vetëm në banesë.

Gjatë kontrollit në makinën e tij u gjetën dhe 2 karikatorë me rreth 30 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Shtetasi B.L u arrestua nga specialistët e Hetimit të Krimeve të Policisë Himarë për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërdhyese dhe municionet.

Materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Intensifikim kontrollesh në zonat bregdetare të qarkut, për ndalimin e shtetasve që posedojnë sende të kundërligjshme dhe që mund të cenojnë rendin dhe sigurinë publike, gjatë sezonit turistik.

Lëvizte në zonë bregdetare, me pistoletë me vete, të cilën e mbante në tejkalim të autorizimit, vihet në pranga 38-vjeçari.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë dhe 2 krehra me dhjetëra fishekë në to.

Në vijim të kontrolleve intensive në të gjithë vijën bregdetare të qarkut, nga grupe të përbashkëta të Komisariatit të Policisë Himarë, DVP Vlorë dhe FNSH-së, me qëllim garantimin e një sezoni turistik të qetë dhe të sigurtë, si dhe për identifikimin dhe ndalimin e shtetasve që mund të shkaktojnë problematika, kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Honda”, në të cilin udhëtonte shtetasi B. L.

Gjatë kontrolleve, në çantën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë të llojit “Sig Sauer” dhe 2 krehra me rreth 30 fishekë në to, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga verifikimet rezultoi se shtetasi B. L. e mbante armën në automjet, në tejkalim të autorizimit që kishte për mbajtjen e saj vetëm në banesë.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë arrestuan në flagrancë shtetasin B. L., 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Related Posts

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025
“Hapen burgjet”, Ministri i Drejtësisë njofton amnisti penale, kategoritë që përfitojnë dhe numri i atyre që lirohen nga burgu
Kryesore

“Hapen burgjet”, Ministri i Drejtësisë njofton amnisti penale, kategoritë që përfitojnë dhe numri i atyre që lirohen nga burgu

28/12/2025
Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant
Kryesore

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?
Kryesore

Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?

27/12/2025
“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!
Kryesore

“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al