Ka shkuar në 607 numri i shtetasve afganë të mbërritur në Shqiëpëri, pas marrjes së kontrollit të Afganistanit nga talebanët. Mëngjesin e sotëm kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit 150 qytetarë afganë. Avioni i ardhur nga Abu Dabi është ulur në pistë rreth orës 5:00 të mëngjesit. 103 persona janë akomoduar në Qytetin Studenti dhe 47 të tjerë në struktura hoteliere në Durrës. Në total janë 607 qytetarë afganë të ardhur në Shqipëri 4 ditët e fundit.









