• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mbërrijnë në Gjirokastër radarët spiunë, kujdes me shpejtësinë, gjoba ju vjen me postë

22/07/2017
Mbërrijnë në Gjirokastër radarët spiunë, kujdes me shpejtësinë, gjoba ju vjen me postë

Radarët e fshehtë e dhanë efektin. Brenda pak ditëve nga nisja e përdorimit numri i aksidenteve është ulur dhe nuk ka patur aksidente me pasoja fatale.

Shkak bëhej shpejtësia dhe parakalimet e gabuara. Pikërisht këto shkelje arrijnë të kapin radarët e vendosur nga policia në disa vende të panjohura nga drejtuesit e mjeteve. 

Shpejtësia e lëvizjes është më e kontrolluar dhe drejtuesit e mjeteve kanë nisur të shmangin edhe parakalimet e gabuara. Oficeri i policisë rrugore, Ervin Dervishi e konfirmon këtë fakt që mbështetet edhe nga ulja e numrit të gjobave, apo patentave të hequra.

“Nga kontrollet e fundit dhe masat e mara kemi rritje të ndërgjegjësimit dhe vetëkontrollit nga drejtuesit e mjeteve. Janë rritur ndjeshëm parametrat e sigurisë, duke ulur shpejtësinë dhe duke qarkulluar brenda kufijve normalë”, deklaron Dervishi.

Specialisti i sigurisë rrugore ka treguar për Top Channel edhe akset që do të monitorohen me radarët spiunë, të cilët janë të lëvizshëm së bashku me patrullat e policisë.

“Mund të themi që në akset kryesore interurbane, duke filluar nga Shkodra deri në bregdet e në Gjirokastër monitorohen nga radarët. Nuk mund të them se ku ata janë vendosur konkretisht, por akset janë të monitoruara”, nënvizon Dervishi.

Policia zbuloi për Top Channel një nga radarët e vendosur në rrugën Tiranë-Durrës për të treguar se si ata funksionojnë. Pajisja gjurmon mjetet që ecin, që thyejnë normat e caktuara nga tabelat dhe vijëzimet.

Një mjet, shpejtësia e të cilit ishte 125 kilometra në orë në një zonë ku tabela tregonte 90, është ndaluar nga policia dhe drejtuesi ka rezultuar pa patentë, vepër penale kjo që ka shkaktuar arrestimin e tij. Të dielën radari do të zhvendoset në një tjetër vend, që e di vetëm policia./TCH

Related Posts

Telefonata mashtruese nga “banka”, ekspertët: Mos jepni të dhëna personale
Kryesore

Telefonata mashtruese nga “banka”, ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

15/03/2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025
Kryesore

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

15/03/2026
Përplasje dhe tension në Vlorë, ndeshja Flamurtari-Elbasani bëhet sebep për sherr
Kryesore

Përplasje dhe tension në Vlorë, ndeshja Flamurtari-Elbasani bëhet sebep për sherr

15/03/2026
Vlora, e preferuara e turistëve edhe në pranverë
Kryesore

Vlora, e preferuara e turistëve edhe në pranverë

15/03/2026
SPAK bën gati njësinë operative me agjentë të infiltruar
Kryesore

SPAK bën gati njësinë operative me agjentë të infiltruar

14/03/2026
Kishte lindur në Dervician, ja kush është doganieri që u gjet pa jetë brenda dhomës së hotelit në Sarandë
Kryesore

E rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

14/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Barazim ndaj Vorës, Partizani i shpëton humbjes në fund

VIDEO/ Barazim ndaj Vorës, Partizani i shpëton humbjes në fund

15/03/2026
Vora, Bellai: I zhgënjyer me rezultatin, kjo humbje le të shërbejë si mësim

Barazimi ndaj Partizanit, trajneri i Vorës: Luajtëm mirë, bravo skuadrës

15/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al