Avokati Artan Simoni ka mbërritur në ambientet e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, pasi iu caktua mbrojtja e ish-kryeministri Sali Berisha. Simonit iu caktua mbrojtja e Berishës, pasi avokatët e tij braktisën seancën gjyqsore, duke kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga çështja.
Por seanca për Berishën u shty me dy orë sërish ditën e sotme, në mënyrë që t’i lihet kohë Simonit për tu njohur me materialet e çështjes. Por për këtë ndryshim të GJKKO-së, nuk ka ardhur ende një reagim nga vetë Berisha apo avokatët që e përfaqësojnë atë.