Një nga anijet të cilat janë marrë me qira nga qeveria për prodhimin e energjisë elektrike, ka mbërritur sot në Portin e Vlorës. Dy anijet e marra me qira, pritet që të përmbushin 15% të kërkesës së vendit për energji.
Anija speciale do te qëndroje në spirancë përpara hyrjes së terminalit Vlora-1 (PIA) dhe do të shkarkojë dy anijet gjenerator pasi i ka te ngarkuara sipër saj. Marrëveshja për anijet është nënshkruar me mbështetje të SHBA-së me një afat 2-vjeçar.
Në mars 2021, Qeveria e Shqipërisë nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë amerikane ExxonMobil dhe Excelerate Energy për termocentralin e Vlorës, për të përdorur gazin e lëngshëm në prodhimin e energjisë elektrike.
Përmes kësaj marrëveshjeje përveç termocentralit, Vlora synohet të kthehet në një qendër rajonale për shpërndarjen e gazit të lëngshëm të importuar nga SHBA.









