• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mbështetja për bujqësinë, Çuçi: Rimbursohet TVSH-ja për fermerët që rinovojnë plastmasin e serrave (FOTO)

09/05/2020
Mbështetja për bujqësinë, Çuçi: Rimbursohet TVSH-ja për fermerët që rinovojnë plastmasin e serrave (FOTO)

Në Skemën Kombëtare të këtij viti një nga masat mbështetëse për fermerët është edhe zëvendësimi i plastmasit në serra dhe tunele plastike. Plastmasi, që përdorin fermerët për prodhimin në mjedise të mbrojtura, si serra apo tunele plastike, aktualisht nuk është i përjashtuar nga TVSH-ja që aplikohet për inputet bujqësore.

“Çdo fermer që do të ndryshojë plastmasin, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural nëpërmjet Skemës Kombëtare të mbështetjes do t’i paguajë pjesën e taksës që ata japin kur blejnë plastmasin si lëndë e parë”, tha ministri Çuçi teksa vizitoi në Fier një nga serrat më të mëdha të prodhimit të luleshtrydhes në fshatin Kafaraj.

Nëpërmjet pagesave nga Skema Kombëtare synohet të bëhet kompensimi i kësaj vlere, çka ndikon në uljen e kostos së prodhimit të perimeve dhe luleshtrydhes, të cilat janë produkte me peshë të konsiderueshme edhe në eksportet bujqësore.

Ndonëse pati një çekuilibrim momental të tregut në ditët e para të pandemisë së Covid-19, aktualisht luleshtrydhja është një nga produktet bujqësore që po shitet me çmimin mesatar më të lartë që prej 6 vitesh, rreth 200 lekë për Kg. Vetëm gjatë muajit prill 2020 eksporti i fruta-perimeve u rrit me 14.3% krahasur me prillin e një viti më parë.

Aplikimet për fondet e Skemës Kombëtare të këtij viti do të nisin brenda muajit maj. Të gjitha veprimet do të bëhen online me zero dokumenta. Fondi i parashikuar në Skemën Kombëtare për vitin 2020 është 743,9 milionë lekë dhe pritet të përfitojnë rreth katër mijë fermerë.

©argjiroja.net 

Related Posts

Pa patentë dhe me motor pa targa, arrestohet 18-vjeçari në Këlcyrë
Kryesore

Këlcyrë/ Procedohet 56-vjeçari nga Dragoti, dyshohet se kanosi me armë sportive një 20-vjeçar

03/03/2026
Gjirokastër, sherr me grushta në ‘Granicë’, dy persona përfundojnë në Prokurori
Kryesore

Gjirokastër, aksidentohen dy të rinj në “Granicë”

02/03/2026
tepelene thike plagosje
Kryesore

Sherr me sende të forta mes dy të rinjve në Tepelenë

02/03/2026
Me doza kanabisi gati për shitje, 4 persona të ndaluar në Gjirokastër
Kryesore

Gjirokastër, 37-vjeçari rrëzohet aksidentalisht, përfundon në Spitalin e Traumës

02/03/2026
Konflikt për kullotat në Asim Zeneli, procedohen penalisht dy vëllezër nga Lazarati
Kryesore

Konflikt për kullotat në Asim Zeneli, procedohen penalisht dy vëllezër nga Lazarati

02/03/2026
Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia
Kryesore

350 kg kanabis që u kapën në Kakavijë, pronari i kamionit shpallet në kërkim

02/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

I “harruar” nga Sylvinho, Mehmeti vlen më shumë se lojtari më i mirë i kombëtares

I “harruar” nga Sylvinho, Mehmeti vlen më shumë se lojtari më i mirë i kombëtares

03/03/2026
Në fazë të parë refuzoi marrëveshjen, Dinamo e pret Vorën në Tiranë

Vora është futur në krizën e rezultateve, 7 lojtarë jashtë formacionit në Ballsh

03/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al