Në ambientet e Akademsië së Sigurisë në Sauk është zhvilluar ceremonia e nderimit për pedagogun Besim Hajdarmataj, i cili u nxorr dje i pajetë në rrënojat e Kavalishencës së Durrësit.
Për nder të kryekomisarit është zhvilluar ceremonia e homazheve, ndërkohë që familja e tij ka vendosur që t’a varrosë në Tropojë, vendin e origjinës.
Hajdarmataj ndodhej në Kavalishencën e Durrësit për një kurs trajnimi, por që nuk mundi të dalë gjallë nga rrënoja.
31 viktima, 658 të lënduar, 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit të djeshëm, që e ka futur vendi në zi kombëtare dhe ka detyruar autoritetet të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme. Ende vijojnë kërkimet në Thumanë dhe Durrës pas tërmetit, pasi mbi 25 persona janë ende të humbur nën rrënoja, dhe nuk dihet asgjë për fatin e tyre. 62 persona po marrin mjekim në spitalin e Traumës.