• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mbi 500 kg kokainë, Gjykata e Selanikut dënon me burg përjetë 5 shqiptarët. Zjarrfikësi nga Fieri: Mendova se pakot ishin me hashash

09/09/2024
Mbi 500 kg kokainë, Gjykata e Selanikut dënon me burg përjetë 5 shqiptarët. Zjarrfikësi nga Fieri: Mendova se pakot ishin me hashash

Gjykata e Apelit Penal të Selanikut dënoi me burgim të përjetshëm dhe dënime shtesë të përkohshme nga 8 deri në 15 vjet, pesë shtetas shqiptarë të cilët u arrestuan në shtator 2023 me 585 kg kokainë.

Gjykata dënoi 51-vjeçarin Arjan Xhafaj, i cili punonte si zjarrfikës në Fier deri në momentin e arrestimit, gruan e tij Lutmira Xhafaj 43 vjeç, dy nipat e tij Klevis Muskaj 22 vjec dhe Avelino Feimi 34 vjeç si dhe 36-vjeçarin Ilirian Baraj. Të gjithë të dënuarit janë shtetas shqiptarë, me përjashtim të 36-vjeçarit, i cili ka edhe nënshtetësi greke.

Me përjashtim të 43-vjeçares, e cila mohoi akuzat, të tjerët në kërkimin e faljes rrëfyen përfshirjen e tyre, por theksuan se menduan pakot ishin me hashash. Përveç kësaj, deklaruan se ata vetë ishin transportues të thjeshtë dhe se drogën do ta linin të “paketuar” në dy shtëpi, ku do ta merrte një person tjetër, i cili nuk bëhet i ditur.

“Nëse do ta dija se ishte kokainë, do të isha larguar. Mendova se ishte hashash”, tha 51-vjeçari Arjan Xhafaj, të cilit aktakuza i caktoi një rol “të spikatur”.

Ai deklaroi se kishte punuar për 18 vjet si zjarrfikës në Shqipëri dhe se të bashkëakuzuarit do të merrnin 10 mijë euro si tarifë dhe ai vetë një tarifë më të madhe pas dorëzimit të drogës.

NGJARJA

Policia greke në bashkëpunim me DEA Amerikane sekuestroi 585 kg kokainë në 28 shtator 2023 në Selanik dhe vuri në pranga 5 shqiptarë, katër prej të cilëve me lidhje familjare me njëri-tjetrin. Kreu i grupit u cilësua atëherë Arjan Xhafaj nga Cakrani i Fierit dhe bashkë me të u arrestua edhe bashkëshortja, Lutmira Xhafaj, pronare e një bar-kafe në Cakran.

Operacioni është zhvilluar rreth orës 17.40, kur policia greke fillimisht ka ndaluar në Selanik një automjet i cili rezultonte i marrë me qera. Drejtuesi i mjetit ishte Klevis Muskaj nga Cakrani i Fierit. Në mjetin e tij policia greke sekuestroi 239 pako me 280 kg 758 gram kokainë. 10 minuta më pas, është tentuar të ndalohet një tjetër mjet në zonën e “Neous Epibates”.

Drejtuesi i mjetit, në tentativë për t’u larguar, përplasi një mjet policie dhe më pas u përplas me rrethimin e një shkolle. Ai u identifikua si Avelino Feimi nga Vlora. Dy drejtuesit e mjeteve, rezultojnë nipat e Arjan Xhafajt. Policia greke vijoi me kontrollin në banesën e Xhafajt, ku u sekuestruan 23 pako me 26 kg 701 gram kokainë, 1 dedektor metalesh, 12 çanta IKEA, 1 prerës metalik, 1 pako doreza njëpërdorimshe, 1 palë gërshërë profesionale.

Në banesë vec tij dhe bashkëshortes, u gjet dhe u arrestua edhe Ilirian Baraj nga Fieri, me shtetësi greke. Gjatë kontrollit trupor të të arrestuarve, u gjetën dhe sekuestruan 7440 euro, 7 celularë, 4 karta bankare dhe shënime dore.

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh
Lajme

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al