• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mbledhja e Këshillit të Integrimit, Gogu: Rreth 1 mld euro për Shqipërinë, Plani i Rritjes si një dinamo për integrimin rajonal dhe europian

12/03/2024
Mbledhja e Këshillit të Integrimit, Gogu: Rreth 1 mld euro për Shqipërinë, Plani i Rritjes si një dinamo për integrimin rajonal dhe europian

Rreth 1 miliard euro do të përfitojë Shqipëria në kuadër të zhvillimit dhe rritjes ekonomike të mbështetur nga Bashkimi Europian. Në takimin e radhës të Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, zv.kryetari i Keshillit, Toni Gogu, tha se Plani i Rritjes do të jetë si një dinamo e Integrimit Rajonal dhe Europian.

“Plani i rritjes është një dinamo që fuqizon integrimin rajonal dhe atë europian. Si i tillë, ka vend për ta preçizuar më mirë dhe për t’ia rritur fuqinë në vazhdimësi. Për të gjitha vendet e Ballkanit Perendimor është bërë një përllogaritje e përafërt e përfitimit (ku për Shqipërinë parashikohet të jetë 984 milion Euro në total, ~1BLN€).
Këto fonde janë të vëna në dispozicion të Shqipërisë. Nuk konkurojmë me asnjë vend nga rajoni për to.
Shqipëria konsiderohet si vendi lider në rajon që nuk do të ketë asnjë problem me disbursimin dhe pritet që përthithja të jetë në nivelin maksimal”- u shpreh gjate fjalës së tij, Gogu.

Teksa shpjegoi ndarjen e këtij fondi, ai qartësoi se çdo 6 muaj do të matet progresi për secilin tregues dhe do t’i paraqitet Bashkimit Europian përpara disbursimit të fondeve përkatëse.

“Gjysma e Fondit parashikohet të mbështesë drejtëpërdrejtë Buxhetin e Shtetit dhe gjysma tjetër e tij të kalojë për investime përmes Fondit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor/WBIF. Fondet do të kushtëzohen nga reformat, dhe shoqërohen me tregues përkatës për disbursimin e kësteve, ku çdo 6 muaj do të matet progresi për secilën pikë nga Komisioni Europian dhe do të autorizohet disbursimi. Pjesa e 50% që do të kalojë për investime përmes WBIF, pritet të gjenerojë bashkëfinancim me bankat zhvillimore (Banka Europiane e Investimeve/BEI, Banka Europiane për Rindertim dhe Zhvillim/BERZH etj) rreth 1 deri ne 2bln euro. Pra injektimi total qe pritet per Shqiperine ne (2024 pas miratimit) 2025-2027 është midis 1 bln (500+500) deri në 2.5 bln Euro investime dhe mbështetje e drejtpërdrejtë në buxhet.” -tha Gogu gjatë takimit.

Deri në Maj-Qershor, Shqipëria pritet të miratojë 2 marrëveshje financiare me BE (për grant dhe për kredinë), që i hap menjëherë rrugën disbursimit të këstit të parë prej 7% që do jetë parapagim.

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh
Lajme

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Hojlund bën “bomberin”, Napoli e mbyll me fitore, Conte: Vit shumë i bukur (VIDEO)

Hojlund bën “bomberin”, Napoli e mbyll me fitore, Conte: Vit shumë i bukur (VIDEO)

29/12/2025
Gafa e Gjimshitit nderoi Inter, Chivu shijon kreun, por nuk feston: Jemi vetëm në dhjetor (VIDEO)

Gafa e Gjimshitit nderoi Inter, Chivu shijon kreun, por nuk feston: Jemi vetëm në dhjetor (VIDEO)

29/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al