Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Artur Micko është shkarkuar papritur nga kryeministri Edi Rama. Sipas burimeve nga kabineti i kryeministrit shkarkimi i është komunikuar në një mbledhje të shkurtër pasditen e së martës në një mbledhje në selinë e kryeministrisë. Në vend të Mickos është emëruar Elira Çaushi, një zyrtare e kryeministrisë. Rama u ka vënë ultimatum edhe 12 drejtorëve rajonalë të punësimit që të negociojnë me bizneset për të punësuar sa më shumë qytetarë.
Sipas burimeve, Rama është shprehur: “S’ka parti që ju mbron muajin tjetër. Ndërmjetësoni me bizneset! Punësoni njerëzit se vendet janë bosh. Do ju ndjek personalisht dhe individualisht”, – mësohet të kenë qenë fjalët e Ramës përpara drejtorëve të tjerë.