Një 70-vjeçare, pjesë e komunitetit rom në Fier, prej dy ditësh ka humbur në zonën e vendgrumbullimit të mbetjeve urbane në këtë qytet.
Sipas familjarëve, Xhevahire Vërlaci vuante nga tensioni ndaj dhe mblishte mbeturina për të blerë ilaçe. Lulzim Ymeraj përfaqësues i komunitetit rom apel për ndihmë.
“Jemi mbledhur këtu sot, na ka humbur një person jonë, një nënë e dashur e komunitetit rom duke mbledhur kanaçe. Bëm një kërkesë nga bashkia, na dërguan skrepin pasi kishim një dyshim këtu te plehrat. Ajo ka humbur që dje në orën 12. Dyshimet janë të shumta, por mendimi i familjarëve është se ajo nuk ka qenë mirë me shëndet. Vuante nga tensioni, ndaj mendojmë se mos ka rënë nga ura. Kemi shumë dyshime”, është shprehur ai.









