Mbrëmja Gala “Topi i Artë 2025” që do të mbahet më 15 dhjetor në Teatrin e Operas dhe Baletit do të nderojë me trofe protagonistët e futbollit shqiptar përgjatë këtij viti. Do të shpërndahen në total 9 trofe duke nisur nga talentet (djem e vajza), te golashënuesit më të mirë (djem e vajza), trajneri i vitit, arbitri i vitit, 11-shja më e mirë e kampionatit si edhe fituesit e kategorisë “Topi i Artë (djem e vajza). Sakaq, dy trofe do t’i akordohen futbollistëve të Kombëtares shqiptare: “Zemra Kuqezi” dhe “Lojtari i vitit i Kombëtares”.
Për fituesin e çmimit “Zemra Kuqezi” kanë votuar tifozët e klubit të Kombëtares, përmes një votimi online të fshehtë. Ndërsa për fituesin e çmimit “Lojtari i vitit i Kombëtares”, kanë votuar vetë futbollistët e ekipit tonë kombëtar. Fituesi i secilit prej çmimeve do të zbulohet më 15 dhjetor, në ceremoninë që do të mbahet në Teatrin e Operas dhe Baletit.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb






