• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mbretëresha Geraldinë dhe ëndrra profetike e realizuar e Mbretit Ahmet Zogu!

28/10/2024
Mbretëresha Geraldinë dhe ëndrra profetike e realizuar e Mbretit Ahmet Zogu!

I ftuar sonte në Esencë, ora 21:00, në ekranin e Report Tv, është Murat Basha. Basha e ka njohur nga afër Familjen Mbretërore Shqiptare, ku ndër të tjera ka edhe kujtime me Mbretëreshën Geraldinë dhe Mbretin Leka Zogu i Parë.

Geraldina e shqiptarëve nuk mbretëroi jo më shumë se një vit! 63 vite të jetës së saj i kaloi në ekzil. Erdhi pas shumë kohësh në Shqipni më 28 qershor të vitit 2002, ndërroi jetë po atë vit në Tiranë më 22 tetor.

Eljan Tanini: -Ku e keni takuar Mbretëreshën e shqiptarëve?

Murat Basha: -Geraldinën e kam takuar për herë të parë në Johannesburg. Mbretin Leka e kam takuar në vitin 1991 kur shqiptarët ikën jashtë me anijet, 2-3 javë nëpër kampe.

Geraldina ishte kaq simpatike, sa Ismail Kadare i tha Nalt Madhnisë së Tij, Leka i parë: -Nëna juaj ka një dritë në fytyrë, rrezaton një dritë që të ç’armatos menjëherë!

Te disa fytyra dhe mendje të veçanta Zoti vendos fytyrën dhe dritën e tij. Mbreti Zog u dashurua menjëherë me Geraldinën. Geraldina ishte magnet! Jo me kot e kanë quajtur edhe Trëndafili i Bardhë i Hungarisë!

Martesa e Mbretit Zog me Geraldinën, është buzëqeshja e fundit e Europës para tragjedisë që do ti ndodhë asaj nga Musolini dhe Hitleri, thotë Frederic Mitterrand. Çifti kishte 20 vjet diferencë, të dy ishin sy blu.

Eljan Tanini: -Po Geraldina vetë, ma përshkruaj pak?

Murat Basha: -Mbreti Leka kishte një shtëpi shumë të madhe ne Johannesburg. Geraldina rrinte më vete, ajo shkruante shumë mirë shqip. Në atë kohë ajo ishte rreth 80 vjeçe. Ahmet Zogu dy ditë para se të ikte nga ky vend, i ka kaluar në shtëpinë time.

Geraldina kishte një dashuri shumë të madhe për Shqipërinë dhe Mbretin Zog, fliste me një dashuri të çmendur. Geraldina për aq kohë sa ndenji në Shqipëri, solli një frymë të re. Ditën kur u martua çifti mbretëror, u martuan edhe 50 çifte me shpenzimet e familjes mbretërore. Princit Leka Geraldina i thërriste Leki i vogël me përkëdheli.

Eljan Tanini: -Si e ka ndihmuar luftën Mbreti Leka i parë dhe cilën luftë?

Murat Basha: -1978-1979 Mbreti Leka me ndihmën e vëllezërve kosovarë rriti veprimtarinë për Shqipërinë. Ibrahim Rugova kishte shumë respekt për Mbretin Leka sepse demonstratat e para në vitin 1981 janë berë me paratë dhe armët e tij. 100 mijë dollarët e parë janë financime për UÇK-në nga Mbreti Leka që të niste luftën. Ramush Haradinaj me Mbretin Leka të Parë e kishin kollaj të takoheshin me njëri tjetrin sepse flisnin të njëjtën gjuhë. Mbaj mend që në Johannesburg, Princi Leka në shtëpi në dërrasen e zezë shkruante: UNE DUA TË JEM LUFTËTAR I UÇK-së, UNË DUA TË SHKOJ NË KOSOVË, RROFTË KOSOVA, RROFTË UÇK-ja!

Sadati i Egjiptit e ndihmoi Lekën e I-rë duke i dhëne lehtësi territoriale, madje vetë qeveria shqiptare ndërhyri që Mbreti Leka të mos kishte bashkëveprim.

Juan Carlosi-t i kërkuan për Mbretin Leka: Ose të pushojë veprimtarinë politike, ose të largohet nga Spanja. Miqtë e huaj e ndihmuan Mbretin Leka dhe familjen që ata të rrinin në Johannesburg. Fluturak Gërmenji ka një vlerësim të madh për ardhjen e Familjes Mbretërore në Shqipëri dhe për përgatitjen e saj këtu.

Geraldina jetoi shumë pak muaj në Shqipëri, erdhi në Korrik dhe ndërroi jetë në Tetor. Profecia e Ahmet Zogut për Geraldinën: Pashë një endërr sikur zbrite në Durrës dhe ishe shumë e plakur! Pas pak çastesh ndërroi jetë. Kur Ahmet Zogu u martua me Geraldinën, ai i dhuroi asaj një kurorë me diamantë. Mbreti Leka dhe juan Carlos bashkë me Simonin e Bullgarisë hapën një kompani ndërtimi.

Eljan Tanini: 181 vajza sot në Shqipëri quhen Geraldina në Tiranë e më gjerë. Gjithashtu edhe në Kosovë ka vajza me këtë emër.

Géraldine Apponyi (Margit Virginia Contessa Olga Mária Apponyi de Nagyappony) (6 gusht 1915 – 22 tetor 2002) – hungareze, mbretëreshë e bashkëshorte e Mbretit Zog I, dinastia Zogu e Shqipërisë.

Mbretëresha Geraldinë më vonë Nëna Mbretëreshë Geraldinë ose Kontesha Geraldinë Margit Virginia Olga Mária Apponyi de Nagyappony, ishte Mbretëresha e shqiptarëve dhe bashkëshortja e Mbretit Zogu I, nëna e Leka Zogut dhe gjyshja e Princ Lekës! Prindërit: Count Gyula Apponyi de Nagy-Apponyi, Gladys Virginia Steuart. Ish Presidenti Nikson i Amerikës ka lidhje gjaku me Geraldinën e Shqiptarëve

Eljan Tanini: -Puna juaj në Oborrin Mbretëror?

Murat Basha: -Kam qenë pranë Mbretit, me pozicione të ndryshme të rëndësishme. Jam takuar me Mbretin në vitin ’91, kur erdhi të vizitojë kampet e refugjatëve në Itali. Që prej asaj dite nuk jemi ndarë më. Hyrije Kupi, vajza e Abaz Kupit u bë shkas për njohjen tonë. Një ditë, Geraldina më kërkoi ti sillja një prift, dua të rrëfehem më tha! Dua të rrëfehem çdo të shtunë sepse ndoshta mendoj keq!

Ne duhet të dimë të duam bukur gjërat tona, punën tonë, të ruajmë atë që na është dhënë. Ajo u rëndua njëfarë kohe, kam shkuar me vrap në Bruksel për të marrë një aparat oksigjeni. Familja Mbretërore është barazlarguar nga politika. Shqipëria hyri në OKB edhe falë ndihmës së Ahmet Zogut. Ai thoshte: -Më mirë një Shqipëri me Enver Hoxhën se një Shqipëri me serbët dhe grekët, sipas Ahmet Zogut. 1981, Leka Zogu kërkoi të bëhet bashkë me regjimin e Tiranës për të ndihmuar Kosovën. Asnjë përgjigje. Ahmet Zogu është Mbret i shqiptarëve. Kryetari i Masonëve nga Franca i tha Mbretit Leka që të punosh për ne, ne do të të bëjmë drejtues të vendit vetëm që të betohesh te ne. Ai i tha: Jam betuar njëherë mbi Flamurin Shqiptar.

Mbreti Leka thoshte shpesh: -Unë jam Leka i Parë, Luftëtar i Shqipërisë Etnike.

Në takim me Reganin, ky i fundit i tha: Duhet të heqësh dorë nga Kosova, unë të ndihmoj të shkosh në Shqipëri. Sipas tij Naltmadhërisë së tij, me amerikanët nuk luhet, duhet të jesh i qartë dhe i sinqertë. Ramush Haradinaj është luftëtar i madh. Haradinajt kanë bërë luftë të madhe në Kosovë. Patriotët Haradinaj dhe Zogu e njohin mirë njëri-tjetrin.

Related Posts

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve
Kryesore

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve

22/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025
PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë
Kryesore

PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë

22/12/2025
Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve
Kryesore

Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve

22/12/2025
Qeveria “zgjidh qesen” me shpërblimet për festa, ja kush përfiton
Kryesore

Qeveria “zgjidh qesen” me shpërblimet për festa, ja kush përfiton

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Vdekja e këngëtarit Shemi, Policia del me njoftim zyrtar

Vdekja e këngëtarit Shemi, Policia del me njoftim zyrtar

22/12/2025
Ishte parashikuar të luhet në Australi, ndryshon vendimi për Milan-Como

Ishte parashikuar të luhet në Australi, ndryshon vendimi për Milan-Como

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al