Kosova e nis kampanjën për Botërorin Katar 2022 në “Fadil Vokrri”. Dardanët e presin të dielën Suedinë me fillim nga ora 20:45. Ekipi i Suedisë do të duhet t’ia dalë pa mbrojtësin e Sampdorias, Albin Ekdal i cili do të mungojë në ndeshjen ndaj Kosovës.
Ekdal u zëvendësua në minutën e 68-të në ndeshjen ndaj Gjeorgjisë për shkak të lëndimit dhe do të mungojë në takimin kundër Kosovës, kurse pritet të rikthehet te Sampdoria. Kujtojmë se Suedia e fitoi atë takim me rezultat minimal 1:0.