• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mbrojtja dhe fantazia, dy problemet e Vllaznisë së Martinit

01/11/2025
Vllaznia triumfon në “Klasike”, zhyt Tiranën drejt fundit, fitojnë edhe Elbasani e Dinamo

Mbrojtja është reparti te Vllaznia që ka pasur më shumë “defiçite” gjatë këtij edicioni. Me repartin e prapavijës që është hasur shpesh me pezullimet e futbollistëve, por edhe me dëmtimet e tyre. Edhe në ndeshjen e fundit ndaj Flamurtarit të humbur në shifrat 1-0, skuadra kishte disa mungesa të rëndësishme në këtë repart.

Pavarësisht se për t’i qëndruar asaj çfarë u shikua në fushën e lojës ndaj vlonjatëve, mbrojtja nuk është se çaloi në këtë duel. Ku loja në përgjithësi nuk u ngrit asnjëherë në nivelin e duhur dhe rastet munguan nga ana e të dy ekipeve. Megjithatë për t’u rikthyer tek mungesat e futbollistëve, në mbrojtje për Vllazninë nuk ishin të pranishëm emra si: Aleksander Kuros dhe Melos Bajrami. I pari për shkak se u ndëshkua me karton të kuq në takimin e fituar ndaj Tiranës të fituar me shifrat 3-1 nga ana e Vllaznisë. Ku për mëngjarashin pritet të paguhet edhe gjoba në mënyrë që të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës ndaj Egnatias.

Po ashtu shpresat janë të mëdha edhe për një rikthim të Bajramit për duelin ndaj rrogozhinasve. Pavarësisht se gjendja e tij do shikohet me kujdes gjatë këtyre ditëve, për shkak që të mos rrezikohet për duelet e ardhshme në kampionat. Një mundësi për t’u parë në fushë duket se do ketë edhe për Jasmin Çelikoviç, mbrojtësin e afruar në ditët e fundit të shtatorit në radhët e shkodranëve. Shtatlarti nga Bosnja ende nuk ka shijuar minutat e tij të para me fanellën e 9 herë kampionëve të Shqipërisë. Pavarësisht se forma e tij sportive duket optimale dhe i gatshëm për të dhënë kontributin e tij në fushën e lojës. Por, deri në fundin e javës pritet të ketë zhvillime të tjera përsa i përket formatimit të skuadrës për ndeshjen me Egnatian. Ku për Vllazninë priten ndryshime në formacion bazuar edhe në formën fizike që do shfaqin futbollistë të caktuar.

FANTAZIA – Përveç humbjes së fundit ndaj Flamurtarit në shifrat 1-0, tek Vllaznia një shije jo pozitive la edhe loja e ekipit. Ku nga 9 javë të zhvilluara në kampionat deri më tani për kuqeblutë, kjo ishte ndeshja më e dobët e skuadrës. E cila arriti të krijonte shumë pak për të mos thënë aspak në portën e vlonjatëve. Të cilët thuajse në asnjë moment nuk ishin në panik nga sulmet kuqeblu, ndryshe nga ç’kishte ndodhur me kundërshtarët e tjerë të Vllaznisë në javët e shkuara. Ku shkodranët kishin dominuar thuajse çdo rival nga minuta e parë në të fundit. Ajo çfarë u vu re në ndeshjen ndaj kuqezinjve ishte një mungesë fantazie dhe qarkullimi topi në mesfushë.

Që ka karakterizuar ekipin e Martinit në këtë fazë të parë të edicionit. Sherif Kallaku nga i cili pritet shumë në radhët e shkodranëve duket se po vuan ende dëmtimin. Me fushëkrujasin që ka një shqetësim që e shoqëron që nga ndeshja me Elbasanin në javën e 6-të. Pavarësisht se ishfutbollisti i Teutës ka luajtur duke sakrifikuar për skuadrën shkodrane. Megjithëse niveli i tij nuk ka qenë më i miri i mundshëm në raundet e fundit, ku numri 10-të nuk ka shfaqur potencialin për të cilin njihet në Superiore. Po ashtu edhe mungesa e Muratajt, i cili gjithashtu ka vuajtur nga një dëmtim, ka ndikuar në nivelin e lojës së Vllaznisë.

Me 23-vjeçarin i cili në 5 javët e para të edicionit ishte ndoshta futbollisti më i spikatur jo vetëm te Vllaznia, por në mbarë Superioren. Prandaj forma fizike jo në 100% të dy elementëve nga të cilët varet shumë fantazia dhe loja e skuadrës, ka ndikuar edhe në nivelin e shfaqur të Vllaznisë në ndeshjen e fundit. Me Martinin që shpreson t’i ketë në formën e tyre më të mirë dyshen sa më shpejt të jetë e mundur. Ku Vllaznia që në këtë javë të ardhshme, në duelin e javës së 10-të përballë Egnatias do kërkojë të rikthehet tek fitorja dhe shkëputja në krye të tabelës së klasifikimit.

© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Bologna në prag, Chivu: Në fushë zbresim me dëshirë të madhe, synojmë trofe
Sport

Shpallet “Trajneri i Vitit”, Chivu merr vlerësimin e rëndësishëm

25/12/2025
Real Madrid pas Bruno Fernandes, operacioni mund  të kushtojë 60 milionë euro
Sport

Real Madrid pas Bruno Fernandes, operacioni mund  të kushtojë 60 milionë euro

25/12/2025
Trabzonspor, Onana: Jam i lumtur këtu, dua të vazhdoj me këtë skuadër
Sport

Trabzonspor, Onana: Jam i lumtur këtu, dua të vazhdoj me këtë skuadër

25/12/2025
Merkato aktive, tjetër javë zyrtarizimesh për Partizanin
Sport

Një titullar i padiskutueshëm i Partizanit drejt largimit? Zbulohen prapaskenat e një oferte për lojtarin

25/12/2025
“Jam mbi re”, Broja në “qiellin e shtatë” pas golit të parë me Burnley, e duartroket edhe trajneri Parker: Ishte i shkëlqyer (VIDEO)
Sport

Broja në kërkim të vazhdimësisë, trajneri gati t’i bëjë “dhuratë” sulmuesit kuqezi

25/12/2025
E pritur nga ish-lojtari i Partizanit, Hadroj merr vendimin drastik
Sport

E pritur nga ish-lojtari i Partizanit, Hadroj merr vendimin drastik

25/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Aktorja artificiale Tilly Norwood trazon botën e filmit! Çfarë frike kanë prej saj?

Aktorja artificiale Tilly Norwood trazon botën e filmit! Çfarë frike kanë prej saj?

25/12/2025
Çfarë bëri Lewis Hamilton në Maranello që emocionoi gjithë stafin e Ferrarit?

Çfarë bëri Lewis Hamilton në Maranello që emocionoi gjithë stafin e Ferrarit?

25/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al