Aventura kosovare e Tomas Brdariç nuk po shkon ashtu siç shpresonte ish-trajneri i Vllaznisë, i cili iu bashkua në dhjetor klubit të Superligës së Kosovës me qëllimin që të ndihmonte klubin jo vetëm të siguronte mbijetesën, por edhe të luftonte për t’iu afruar skuadrave të kreut.
Gjatë merkatos së dimrit, trajneri gjerman mbushi ekipin me futbollistë që vinin nga Superiorja, duke afruar emra si Da Silva, Soler, Jonuzi, Qarri e Çoba. Por rezultatet kanë lënë shumë për të dëshiruar dhe skuadra pak nga pak ka rrëshqitur në fundin e tabelës.
Vula u vu sot me humbjen 2-0 në shtëpi përballë Prishtinës së Re, që kapërceu ekipin e Drenicës në renditje duke e lënë në vendin e fundit dhe duke e kthyer në kandidaten kryesore për rënien nga kategoria.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb









