Raste të reja me Covid 19 në qarkun Gjirokastër. Argjirolajm.net mëson së në Përmet kanë rezultuar të infektuar 5 mësues të gjimnazit “Sami Frashëri”. Për këtë arsye është marrë vendimi për mbylljen e shkollës. Rastet pritet të konfirmohen zyrtarisht sot pasdite nga Ministria e Shëndetësisë. Gjendja shëndetësore e mësuesve nuk paraqet problem, por ata janë karantinuar në banesë. Deri më tani nuk raportohet për nxënës të infektuar. Javën e shkuar pati raste pozitive edhe në gjimnazin “Siri Shapllo” në Gjirokastër. Një maturante ishte infektuar prej nënës së saj e cila punon në një fasoneri.
©argjiroja.net