Pika kufitare e Kakavijës është mbyllur, pasi pala greke ka paralajmëruar një grevë. Mësohet se greva e tyre do të zgjasë 24 orë dhe gjatë kësaj fashe orare nuk do lejohet të kalojë asnjë mjet. Ndërkohë dogana shqiptare i bën thirrje qytetarëve që të shmangin udhëtimet gjatë këtij 24 orarëshi.
Njoftimi i plotë i doganës shqiptare:
Mbyllet Dogana e Kakavijës për 24 orë, shkak greva nga Dogana greke
⛔Dega Doganore e Kakavijës do të jetë e mbyllur në harkun kohor prej 24 orësh, duke filluar nga dita e nesërme, datë 17 shkurt, ora lokale greke 07:00 deri në orën 07:00 të datës 18 shkurt.
🔊Kështu bëhet me dije nga Autoritetet e Policisë greke, të cilët në bazë të një njoftimi zyrtar që i kanë dërguar Policisë Kufitare Kakavije👮♂️👮♀️, sqarojnë se për shkak të grevës që do të zhvillohet nga punonjësit e doganës greke, do të ketë një ndërprerje të punës, duke filluar nga dita e nesërme, datë 17 shkurt, ora lokale greke 07:00 deri në orën 07:00 të datës 18 shkurt.
➡️Sipas njoftimit, gjatë këtij harku kohor, si në hyrje dhe në dalje të doganës greke, nuk do të lejohet kalimi i automjeteve si motoçikleta, autovetura, furgonë që transportojnë qytetarë dhe kamionët që transportojnë mallra.
➡️Përjashtim do të ketë vetëm për udhëtarët këmbësorë, kamionët që transportojnë mallra ushqimore që ruhen në kushte frigoriferike, kamionët që transportojnë kafshët e gjalla, medikamente dhe automjetet për raste emergjente.
➡️Dogana Shqiptare iu bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe bizneseve që duan të udhëtojnë drejt Greqisë, që gjatë këtij harku kohor, të shmangin udhëtimin në drejtim të kësaj dege doganore.