Avokati Gjergji Imeri ka sjellë në vëmendjen e Këshillit Bashkiak Sarandë shqetësimin në lidhje me një projekt për mbylljen e Gjykatës së Sarandës dhe largimin e Gjykatës së Apelit nga Gjirokastra drejt Fierit ose Vlorës.
Ai ka kërkuar nga Këshilli Bashkiak miratimin e një rezolute kundër këtij projekti, pasi largimi i Gjykatës nga Saranda do të vështirësonte ndjekjen e proceseve gjyqësore nga qytetarët e bashkive Sarandë, Delvinë, Konispol, Finiq dhe Njësisë Administrative Lukovë.