Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, në ngarkim të shtetasit L. K., 29 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke mbajtur 1 armë sportive, pa lejen përkatëse. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.









