Policia e Gjirokastres ka referuar materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. R., 21 vjeç, banues në Gjirokastër, G. B., 27 vjeç, banues në Këlcyrë, A. O., 29 vjeç, banues në Gjirokastër dhe E. H., 37 vjeç, banues në Krahës, pasi gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, sasi të lëndës narkotike cannabis sativa, të ndara në doza të gatshme për shitje.