Jake Paul u mund nga Anthony Joshua, në ndeshjen e boksit të mbajtur në Miami. Boksieri amerikan Paul tha se kundërshtari e meritoi fitoren, ndërsa premtoi se do rikthehet më i fortë se kurrë.
Paul pranoi gjithashtu se i është thyer nofulla.
“Ndihem mirë, e kalova shumë mirë. E dua këtë sport, i dhashë gjithçka. Anthony Joshua është një luftëtar i shkëlqyer. Ai më mundi, por ky është sporti. Do të kthehem dhe do të vazhdoj të fitoj. Kam fituar tashmë në çdo aspekt të jetës sime. Kam një familje dhe një të fejuar të bukur. Ky sport më ka ndihmuar shumë në jetën time. Ndryshe, mendoj se më theu nofullën.
Duhet të më ketë thyer nofullën. Ndeshja ishte e mirë, u munda nga një nga më të mirët e të gjitha kohërave dhe një ditë do të kthehem dhe do të fitoj një titull bote”-tha ai.








