POLICIA E SHTETIT
Një shtetas 31-vjeçar nga Tirana është proceduar penalisht pasi u kap me lëndë narkotike në Pikën Kufitare të Kakavijës, gjatë tentativës për të dalë nga territori i Shqipërisë.
Sipas njoftimit të Policisë së Gjirokastrës, specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin me iniciale E. N. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, në PKK Kakavijë, shërbimet e policisë gjetën një sasi të dyshuar si cannabis.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Gjirokastrës për vijimin e veprimeve të mëtejshme hetimore, ndërsa autoritetet vijojnë punën për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme në kufi.









