Protagonistja e videoskandalit me Safet Gjicin, 40 vjeçarja Alma Kaçi ka dalë nga Gjykata e shoqëruar me policë për të shkuar në banesën ku ndodhet në arrest shtëpie.
Kaçi ka mbuluar fytyrën me një çantë, e turpëruar nga kamerat dhe fotografët dhe mbante size të errëta.
E veshur sportive me bluzë të zezë dhe pantallona me kuadrate dhe një kapele xhinsi me numrin 69. Edhe në hyrje ajo u përpoq t’i shmangte kamerat duke mos i lejuar ta filmonin duke vendosur çantën para.
Kaçi në seancën gjyqësore është shprehur se është viktimë, teksa shton se kishte një projekt që merrej me kafshët dhe se në shtëpi mbante 20 qen.
Në lidhje me videon, ajo është shprehur se e ka bërë pasi herën e parë që ka takuar Gjicin e ka ngacmuar.
“Jam viktimë. Kisha projekt. Merem me qentë, kam 20 qen në shtëpi. E bëra videon sepse herën e parë më ngacmoi dhe vendosa ta flmoja” ka thënë Kaçi.










