60-vjeçari që u ekzekutua mbrëmjen e sotme në Greqi është identifikuar. Mësohet se pre e atentatit ka rënë i moshuari nga Berati, Thimo Roland Droboniku alias Thimi Roland Prifti.
Prifti ishte duke shkuar për në banesën e tij në momentin që dikush e ka qëlluar dy herë në gjoks dhe kokë. Dëshmitarët në vendngjarje kanë njoftuar autoritetet, pas të shtënave. Edhe pse ambulanca erdhi në kohë, shqiptari humbi jetën në spital për shkak të plagëve të marra.
Ndërkohë që mediat greke kanë publikuar dhe fotot nga vendi i ngjarjes, ku u ekzekutua dhe 60-vjeçari nga Berati. Shkaku i vrasjes ende nuk dihet, por policia po heton pistën për larje hesapesh.