Policia e Shtetit ka reaguar për videon e postuat nga mediet të një sherri ditën e sotme, në Llaman të Himarës, ku shtetasit A.M 35-vjeç dhe K.M 24-vjeç janë konfliktuar fiziksht dhe kanë tentuar të godasin me sende të forta shtetasin e moshuar Ll.Q, 47-vjeç. S
Sherri nisi pasi ky i fundit ka dërguar dy punonjësit e tij, shtetasin me iniciale R.L dhe R.A të shpërndanin fletushka për të reklamuar biznesin e tij, i cili ndodhet afër me subjektin e palës së tjetër të përfshirë në konflikt.
Autoritetet bëjnë me dije se asnjë nga shtetasin e përfshirë në konflikt nuk ka mbetur i dëmtuar, pasi konflikti është neutralizuar në kohë nga efektivët. Shihni videon e publikuar nga Jeta Osh Qef.
View this post on Instagram
Njoftimi i Policisë
Himarë
Informacion sqarues: Ndërhyrja në kohë e punonjësve të planëzuar për garantimin e sezonit turistik, në Llaman, Himarë, parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti, për motive të dobëta.
Nisur dhe nga disa pamje filmike të publikuara në media, në lidhje me një konflikt fizik midis disa personave në zonën e Llamanit, sqarojmë se i menjëhershëm ka qenë reagimi i punonjësve të policisë, që patrullojnë në atë sektorë, të cilët pas neutrailizimit të të dyja palëve të përfshira në konflikt, kanë bërë më pas shoqërimin e tyre në ambientet e Komisariatit të Policisë Himarë.
Në vijim të veprimeve në lidhje me rastin, ka rezultuar se shtetasit A. M., 35 vjeç dhe K. M., 24 vjeç, janë konfliktuar fizikisht dhe kanë tentuar të godasin me sende të forta shtetasin Ll. Q., 74 vjeç, pasi ky i fundit ka dërguar dy punonjësit e tij shtetasit R. L dhe R. A., të shpërndanin disa fletëpalosje për të reklamuar biznesin e tij, i cili ndodhet afër me subjektin e palës tjetër të përfshirë në këtë konflikt.
Asnjë nga shtetasit e përfshirë në këtë konflikt nuk ka ngelur i dëmtuar, pasi konflikti është neutralizuar në kohë nga efektivët e Policisë. Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Himarë, në përfundim të veprimeve procedurale do të referojnë materialet në Prokurori, për veprime të mëtejshme.