• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Më thuaj çfarë shenje Horoskopi je, të të them nga çfarë sëmundje vuan

09/04/2018
Më thuaj çfarë shenje Horoskopi je, të të them nga çfarë sëmundje vuan

Yjet thuhet se dinë diçka mbi shëndetin tuaj, ndaj është e rëndësishme të dini se ç’parashikojnë ato. Çdo shenjë zoodiakale është e lidhur me një pjesë të trupit, kështu që duke ditur se cila pjesë e trupit tuaj është më e ndjeshme, atëherë ndoshta mund t’iu ndihmojmë të bëni një jetë më të shëndetshme dhe të lumtur.

Gjithsesi, kini parasysh se shqetësimet shëndetësore për ju nuk do të “zhduken” vetëm pse ju do të jeni më të ndërgjegjshëm për to, por ka disa gjëra që mund të bëni për të parandaluar përkeqësimin e shëndetit tuaj.

Dashi – “Kokëfortët” e shenjës së Dashit mbështeten fuqishëm te truri i tyre për të ecur ditë pas dite. Të menduarit shumë për diçka ka edhe të tatëpjetat e saj. Njerëzit që i përkasin kësaj shenjeje janë “pronë” e migrenës dhe sëmundjeve mendore, si ankthi akut dhe depresioni. Edhe pse mund të mos e ndieni vazhdimisht kokën tuaj si të “rënduar”, krenohuni të paktën me faktin se njerëzit e kësaj shenjeje besohet se jetojnë më gjatë.

Demi – Njerëzit e kësaj shenje shquhen për “fjalët”. Fyti ka një funksion jetik në çdo ditë të jetës së këtyre njerëzve, e pa të, ata do të ndiheshin të humbur. Për fat të keq, njerëzit që identifikohen me këtë shenjë janë “pronë” e dhimbjeve dhe infeksioneve të fytit. Por gjëja më e mirë e tyre është fakti se kanë një pikëpamje pozitive për jetën, ndaj sistemi i tyre i fortë imunitar i ndihmon të bëhen mirë shumë shpejt.

Binjakët – “Të pafajshmit” e shenjës së Binjakëve janë ndoshta njerëzit më me fat. Ata mund të përshtaten shumë shpejt me çdo situatë, gjë që nënkupton se ata gjejnë gjithmonë një mënyrë për të luftuar sëmundjet edhe pa e ditur atë. Përveç kësaj, nëse diçka e jashtëzakonshme u ndodh “binjakëve”, gjasat janë që ajo të jetë në favorin e tyre.

Gaforrja – Fakti që jeni të shenjës së Gaforres nuk nënkupton se do të sëmureni. Por mbani mend. Imagjinata juaj mund t’iu bëjë të merrni më të mirën nga jeta. Nëse shqetësoheni se mos sëmureni, gjasat janë që të sëmureni më shpesh. Gjithashtu, njerëzit e lindur gjatë kësaj periudhe kanë probabilitet më të lartë për t’u prekur nga problemet e frymëmarrjes.

Luani – “Kurajozët” e Luanit duhet të jenë sa më të ashpër të munden kur vjen fjala te sëmundjet, pasi do të mund të përfitojnë nga ky qëndrim. Mos mendoni se zemra juaj mund të menaxhojë gjithçka. Ju mund të jeni zemërgjerë, por nuk jeni imunë ndaj sëmundjeve kardiovaskulare. Zemra është organi më i prekshëm te ju, kështu që sigurohuni të ushqeheni mirë dhe të stërviteni mirë, në mënyrë që ky organ të pompojë gjithnjë e më fuqishëm.

Virgjëresha – Me shumë mundësi ju jeni të “ngopur” me problemet e tretjes. Disa lloj ushqimesh nuk treten mirë në stomakun tuaj dhe ju, vazhdimisht duhet të shqetësoheni mbi atë çfarë hani apo pini. Jeni njerëz mjaft praktikë, kështu që thjesht vijoni me planin tuaj të dietës përpara se problemet e stomakut dhe të zorrëve të përkeqësohen.

Peshorja – Njerëzit “socialë” të Peshores kanë një rrezikshmëri të lartë për një sërë sëmundjes mendore, mbi të gjitha depresioni. Ideja e të qenit i vetëm është tejet e frikshme për ju, por kjo është edhe arsyeja përse duhet të rrethoheni gjithmonë nga njerëz pozitivë. Gjëja më e mirë që mund të bëni për shëndetin tuaj mendor është të gjeni mënyra sa më të natyrshme për të rritur hormonet e të ndjerit mirë, si serotonini. Gjeni gjërat që ju bëjnë të lumtur dhe shkoni pas tyre. Akumulimi i stresit nuk ia vlen në periudhë afatgjate.

Akrepi – “Pasionantët” e Akrepit kanë një sistem tejet të ndjeshëm riprodhimi. Femrat e lindura gjatë kësaj periudhe tentojnë të kenë menstruacione më të dhimbshme dhe një periudhë më të vështirë gjatë menopauzës. Nuk mund të bëni ndonjë gjë të jashtëzakonshme për këtë, veçse të ndiqni disa metoda natyrale për të lehtësuar dhimbjet.

Shigjetari – “Aventurierët” e Shigjetarit janë “pronë” e dëmtimeve. Kujdes kur ecni, sepse personaliteti juaj emocional mund t’iu shkaktojë probleme. Nëse mendoni se kockat e thyera janë gjëja më e vogël për t’u shqetësuar, po gaboni. Fëmijët e “shigjetarit” kanë gjasa dhe normë më të lartë të të prekurit nga depresioni dhe çrregullimet e personalitetit.

Bricjapi – Forcojini sa më shumë kockat tuaja! Ato janë gjithnjë e më të predispozuara sesa kockat e njerëzve të Shigjetarit. Sigurohuni të hani ushqime të pasura me kalçium për të parandaluar prishjen e dhëmbëve dhe shfaqjen e osteoporozës në faza të hershme të jetës. Nuk duhet të shqetësoheni shumë, gjithsesi. Ju keni një disiplinë të shquar dhe nuk jeni shumë të ngathët, kështu që thjesht përpiquni të mos konsumoni shumë sheqer. Është e vështirë, por mund t’ia dilni.

Ujori – “Intelektualët” e shenjës së Ujorit njihen për temperamentin e tyre, një shkak që mund t’i bëjë ata më të predispozuar për t’u prekur nga presioni i lartë i gjakut. Është shumë e lehtë të kapesh me të shkuarën, apo të shqetësohesh për të ardhmen (shumica e njerëzve planifikojnë se ç’do të bëhen në 10 vitet e ardhshme), por kujdes! Për t’u bërë një udhëheqës në fushën tuaj, duhet të mbeteni të fortë në të tashmen.

Peshqit – “Krijuesit” e shenjës së Peshqve mund të shkurajohen shumë lehtë, veçanërisht nëse ata përballen me vështirësi në ndjekjen e ëndrrave apo pasioneve të tyre. Kjo gjë mund t’ua kompromentojë sistemin imunitar atyre. Nëse e keni të pamundur të qëndroni të fortë gjatë periudhave të trazirave, atëherë do të bëheni më të ndjeshëm ndaj alergjive sezonale dhe kronike. Por kjo është më e pakta gjë për të cilën duhet të shqetësoheni. Një sistem i dobësuar imunitar do të thotë se ju mund të sëmureni më shpesh.

Related Posts

Mariah Carey, “Mbretëresha e Krishtlindjeve”/ Shifra marramendëse që fiton këngëtarja çdo vit nga “All I Want for Christmas Is You”
Lifestyle

Mariah Carey, “Mbretëresha e Krishtlindjeve”/ Shifra marramendëse që fiton këngëtarja çdo vit nga “All I Want for Christmas Is You”

20/12/2025
Ishte ndërtuar në nder të perëndisë së diellit Ra, zbulohet tempulli i humbur 4.500-vjeçar në Egjipt
Lifestyle

Ishte ndërtuar në nder të perëndisë së diellit Ra, zbulohet tempulli i humbur 4.500-vjeçar në Egjipt

17/12/2025
Okulistja tregon rrezikun e fshehur pas qerpikëve falsë
Lifestyle

Okulistja tregon rrezikun e fshehur pas qerpikëve falsë

17/12/2025
Pse pushimet na zbulojnë plagët që i fshehim gjatë vitit?
Lifestyle

Pse pushimet na zbulojnë plagët që i fshehim gjatë vitit?

16/12/2025
“Forbes” liston 10 vendet më të mira për të jetuar në vitin 2026
Lifestyle

“Forbes” liston 10 vendet më të mira për të jetuar në vitin 2026

15/12/2025
NASA kap një formacion të çuditshëm në Sahara, më i vjetër se dinozaurët
Lifestyle

NASA kap një formacion të çuditshëm në Sahara, më i vjetër se dinozaurët

14/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kapet në Vlorë peshku i rrezikshëm

Kapet në Vlorë peshku i rrezikshëm

21/12/2025
Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al