Kandidati i vetëm për Bashkinë Gjirokastër, Flamur Golemi, ka vijuar me takimet e tij elektorale në zonën e Cepos dhe Odries.
“Dy zona me plot histori dhe mundësi të shumta për zhvillim, por që për fat të keq deri më tani s’e kanë patur sa duhet vëmendjen e Bashkisë Gjirokastër as në infrastrukturë dhe as në shërbime të tjera. 30 qershori është një mundësi historike për të marrë në dorë përgjegjësinë e zhvillimit edhe të zonave rurale. Bashkë do të bëjmë aq sa nuk janë bërë kurrë më parë për vite me radhë në këto fshatra”, shkruan Golemi në faqen e tij në Facebook.
Ajo që bie në sy, të paktën deri më tani, është fakti se kemi të bëjmë me takime me grupe të ngushta njerëzish. PS do të zhvillojë një fushatë jo shumë masive dhe me intensitet të lartë, duke u nisur nga fakti se s’kanë përballë opozitën. Kryeministri Edi Rama pritet të mbërrijë në Gjirokastër pas datës 16 qershor.
©argjiroja.net