Kryeinspektorja për shëndetin në Tiranë, Areti Beruka është infektuar me koronavirus. Beruka ka rezultuar pozitive nga tamponi që ka bërë dhe është karantinuar menjëherë në shtëpi. Emri i kryeinspektores u bë shumë i njohur dhe i përfolur në media pas deklaratava që bëri në 26 shkurt ku thoshte se me zor priste që të vinte koronavirusi në vendin tonë. “Mezi e pres rastin e parë unë si mjek”, thoshte përpara disa muajsh Beruka.









