Fitorja e Fredi Belerit në vend të tretë në zgjedhjet europiane greke, ka bërë që në Himarë të shpërthej festa. Mediat greke kanë mbajtur lidhje direkte me qytetin bregdetar shqiptar, ku mbështetësit e shumtë të Belerit kanë dalë të festojnë në qendër të qytetit. Nderkohë deri më tani raportohet se nuk është zgjedhur dot eurodeputet Pirro Dhima.









