• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mediat greke: Rama vjen në Greqi datën që arrestoi Belerin

05/05/2024
Deputeti grek: Rama është bërë si Erdogan dhe Putin. Europa duhet ta ndalojë këtë që të shkojë më tej

Pakënaqësia e Athinës për takimin e kryeministrit Edi Rama me shqiptarët e Greqisë, nuk ka ndikuar te kreu i qeverisë shqiptare, që nuk e ka ndryshuar axhendën.

Këtë të shtunë, Rama ka kujtuar sërish bashkatdhetarët në Greqi se më 12 maj do të jetë në Athinë, ku do të zhvillojë një takim me shqiptarët që jetojnë e punojnë në shtetin fqinj, në kuadër të rienergjizimit të Partisë Socialiste dhe përgatitjes për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2025-ës.

“Në 12 Maj nisim nga Athina rrugëtimin e pranverës në diasporë, “Krenar për Shqipërinë”, ku do të ishte kënaqësi e posaçme të takoheshim’, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Pak ditë me parë mediat greke kanë njoftuar se kryeministri grek Mitsotakis është i shqetësuar për prezencën e homologut shqiptar në Athinë më 12 Maj, pasi mund të ndikojë tek vota e shqiptarëve për zgjedhjet e eurodeputetëve grekë.

Madje, sipas tyre 12 maji është i qëllimshëm sepse përkon me datën e arrestimit të Belerit.

Burime diplomatike greke shpreheshin se do të ishte e preferueshme që vizita e Ramës të shtyhej në një kohë tjetër neutrale në mënyrë që pala shqiptare të mos përfshihet në periudhën parazgjedhore në Greqi.

Megjithatë, kryeministri Rama rikonfirmon se nuk ka asnjë tërheqje as nga data dhe as nga vendi i takimit në Greqi.

Sipas planit të deritanishëm kreu i qeverisë shqiptare nuk pritet të ketë asnjë takim me qeveritarët grekë. Më 12 maj, Rama do t’i drejtohet një auditori prej rreth 5000 bashkatdhetarësh, të cilët do të mblidhen në sallën e lojrave olimpike në lagjen Galatsi.

Athina do të jetë ndalesa e parë e turit elektoral të Ramës, me zgjedhjet kombëtare shqiptare në horizont, me moton “Rigjallërimi i Diasporës 2030” dhe sloganin “Krenar për Shqipërinë”. Ndalesa e tij e radhës është Milano më 26 maj.

Në muajin qershor Rama viziton Londrën dhe më pas Mynihun dhe diasporën shqiptare në Nju Jork.

Related Posts

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Lajme

55 mijë euro ryshfet kërkuan dy ish-prokurorët e Sarandës për të ndryshuar një masë sigurie

23/12/2025
Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”
Lajme

Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro
Lajme

Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

24/12/2025
E bujshme/ Flamurtari godet në merkato, Sokol Cikalleshi pranë rikthimit në Superiore

E bujshme/ Flamurtari godet në merkato, Sokol Cikalleshi pranë rikthimit në Superiore

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al