Një 43-vjecar nga Memaliaj ka përfunduar në Prokurori, pasi gjatë një kontrolli policor iu gjetën tre doza kanabis.
“Më datë 25.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin B.H vjeç 43 banues në Memaliaj, pasi dyshohet se, në qytetin Memaliaj, gjatë kontrollit iu gjet e bllokua 3 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.