Ndalohet një shtetas i dënuar me 8 vite burg për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.
Në datë 26.08.2017, nga specialistët e seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër u bë ndalimi i shtetasit :
Dorian Shehu, 26 vjeç, banues në Memaliaj.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi :
Prokuroria ka lëshuar urdhërin e datës 24.03.2014, për ekzekutimin e vendimit penal nr. 21-2013-1025/129, datë 11.06.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, i cili është lënë në fuqi me vendimin nr. 37 datë 27.02.2014 të Gjykatës së Apelit Gjirokastër për shtetasin Dorian Shehu, pasi kjo Gjykatë e ka dënuar me 8 (tetë) vite burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.