Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një grua të akuzuar për mashtrim. Në njoftimin e shpërndarë për mediat, policia thotë se e arrestuara është Albana K, 45 vjeçe, banuese në fshatin Iliras, Memaliaj.
Ndalimi i kësaj shtetaseje u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë me vendimin Nr.961, datë 31.05.2018, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në Burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, neni 143/2 i Kodit Penal.
Kjo shtetase u shoqërua nga shërbimet e Policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë për veprime të mëtejshme.









