Kandidati socialist për deputet në Tepelenë e Memaliaj, Laert Duraj, vijon takimet elektorale.
Së fundi ai është ndalur në fshatin Kalivaç, ku ka diskutuar me banorët probleme të bujqësisë.
Sipas tij ndarja e tokës në bazë të ligjit 7501 nuk e favorizon zhvillimin e bujqësisë.
“Në fshatin ku diskutimet të nxisin të kërkosh e të arrish më të mirën nga vetja dhe nga qeverisja. Një vend me tokë të mirë bujqësore por numri i banorëve është në rritje dhe toka për frymë pakësohet pasi është ndarë sipas Ligjit 7501 e familjet bujqësore shtohen. E vetmja rrugë që të rrisim mirëqenien, është të nxisim fermerët të kalojnë në bashkësi fermerësh ku krijohen sipërfaqe të mëdha tokash, aplikohen teknologji të reja e bashkëkohore dhe që rrisin mundësinë për të thithur tregje të reja. Nxitja e bashkësive të fermerëve do të sjellë uljen e kostove dhe rritjen e prodhimit. Politika të kësaj natyre janë një hap më shumë në rrugën për Shqipërinë që duam”, thotë Duraj.












