Policia në Memaliaj ka ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Sh.K, në fshatin Revisht, Memaliaj, ku gjeti 3.5 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.
Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë ( për shkak të gjendjes shëndetsore dhe moshës) per shtetasin:
Sh.K, 77 vjeç, banues në fshatin Revisht, Memaliaj.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.